July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Zëvendësohet Bashkim Fino në Kuvend, kandidati i Tom Doshit humbet mandatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot të mos i japë mandatin kandidatin e PSD në Shkodër, Gledis Çeliku pas dorëheqjes të Tom Doshit. Çeliku i cili pasonte Doshin në listë, nuk ka mundur të marrë mandatin, pasi nuk ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

“Projektvendim “Për shpalljen e mozgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ” thuhet në vendimin e KQZ.

Çeliku ishte emri i radhës në listë që duhet të merrte mandatin e PSD në Shkodër, ai nuk ka dorëzuar formularin për dekriminalizimin brenda afateve të kërkuara duke u djegur automatikisht nga procesi. Tashmë mandati i Doshit në Shkodër do ti kalojë në bazë të ligjit kandidatit tjetër në listë, ndërsa kundër vendimit, kandidati ka tre ditë kohë për ankimim në KAS.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njoftoi edhe për kalimin e mandatit të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta tek Gentiana Cakrani. Theksojmë, se vendimet e KQZ kanë të bëjnë me vakancat e parlamentit aktual, deri në shtator. g.v