Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Xhama të thyer dhe zyra të dëmtuara, Basha u tregon mediave ambientet e shkatërruara të selisë

Selia e Partisë Demokratike është kthyer në një skenë dhune ku çdo gjë është shkatërruar nga zyra e kryetarit e deri tek zyrat e administratës.

Në korridoret e saj shikohen xhama e dritare të thyera, karrige e tavolina të shkatërruara.

Ka qene vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha që ka shoqeruar gazetaret në zyrat e shkatërruar.