July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Vuçiq paralajmërim për popullin serb rreth Kosovës

Vuçiq paralajmërim për popullin serb rreth Kosovës

Duke folur për çështjen e dialogut me Kosovën, Vuçiq tha se Serbia “është e hapur për dialog”, sepse kur ka dialog, ka pak më shumë siguri për popullin serb në Kosovë.

“Për ne është e rëndësishme të zhvillojmë bisedime dhe ne jemi të interesuar në gjetjen e një zgjidhje kompromisi.

Isha në Brno afër Kranjit në Slloveni, në samitin e vendeve të Evropës Juglindore, ku takova Vjosa Osmanin, e cila shprehu interes për gjithçka, përveç për një zgjidhje kompromisi për Kosovën.

Nëse është qëllimi i tyre të presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të bërë akuza për gjenocid ndaj Serbisë, dhe ku di se për çfarë tjetër, atëherë unë nuk jam optimist.

E gjithë kjo tregon se pala tjetër nuk është e interesuar për dialog.

A do të mund ta arrijmë sukses për një zgjidhje kompromisi, nuk e di për momentin dhe nuk jam optimist. Shpresoj që një ditë të kemi sukses”, ka deklaruar Vuçiq për gazetarë.

Presidenti i Serbisë tha se nuk pret ndryshime në qëndrimin ndaj Serbisë dhe Kosovës pas arritjes së administratës së presidentit amerikan Joe Biden.

“Amerika e ka njohur Kosovën dhe nuk dëshiron të heqë dorë në atë drejtim.

Kuptohet që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë, ose unë nuk duhet të flas për presion por për kërkesën për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Por kjo është një kategori në politikën e jashtme amerikane që nuk po ndryshon dhe nuk pres ndonjë ndryshim ndaj nesh”, ka thënë Vuçiq.