Connect with us

Vuçiq: Këta janë “zullumet“ e rradhës qe do i bëj ndaj Kosovës…

Aktuale

Vuçiq: Këta janë “zullumet“ e rradhës qe do i bëj ndaj Kosovës…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë per mediet serbe, ka kërcnuar duke thënë se do shtohet numri i shteteve që do e tërheqin njohjen diplomatike të Kosovës, derisa është shprehur se është i dëshpëruar me Greqinë, nën vazhdën e raportimeve se ky shtet do e njeh Kosovën.

Vuçiq, në intervistë për B92, nuk ka lënë pa përmendur as presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e as kryeministrin Albin Kurti, duke i quajtur si “skifterë të mëdhenj shqiptarë”, shkruan Gazeta Express.

“Por skifterët e politikës së Madhe Shqiptare erdhën në pushtet, duke shijuar simpatitë e mëdha të Perëndimit, veçanërisht Gjermanisë, jo aq shumë të Amerikës, sepse ata e shohin Ministrin e Punëve të Jashtme në Prishtinë si të tyren. Osmani është një studente amerikane, Kurti është i martuar për një norvegjez. Këta janë skifterët shqiptarë, që disa i paraqesin si njerëz të mirë”, ka deklaruar ai.

“Do ta shihni se sa vende do ta tërheqin njohjen [ndaj Kosovës]. Dhe pastaj do të shihni se si një Serbi e vogël po Iufton si “miu në qoshe”, siç thotë një doktrinë britanike, ne do të Iuftojmë ashtu siç dimë”, ka kërcnuar Vuçiq.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top