Vràù Fabiol Gaxhën dhe plàgòsi Eljon Haton, merret vendimin për truprojën e Elvana Gjatës

Vràù Fabiol Gaxhën dhe plàgòsi Eljon Haton, merret vendimin për truprojën e Elvana Gjatës

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për Meviol Bilon, të cilin e ka dënuar me 7 vite bu rg për akuzën e pla gos jes dhe ar mëmbajtjes pa leje, për ngjarjen e ndodhur në ish-bllok, ku mbeti i vr arë Fabiol Gaxha dhe u pla gos Eljon Hato.

Duke qenë se Bilo përfiton nga gjykimi i shkurtuar atij i ulet 1/3 e dënimit, duke iu caktuar në final 4 vite e 8 muaj bu rg, ndërkohë që i gjithë dënimi do ti konvertohet në shërbim prove.

Bilo është dënuar për akuzën e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që u rrëzua akuza e vr asjes ndaj Fabio Gaxhës, pasi sipas prokurorisë Bilo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes eks treme.

Bilo ka qenë person i shpallur në kërkim që nga momenti që ndodhi ngjarja dhe nuk i kap asnjë ditë nga Policia, i gjithë procesi ndaj tij është zhvilluar në mungesë.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se tashmë është faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natën e ngjarjes në ish-Bllok.

Gjatë gjykimit, avokatët e Bilos, Alban Bengasi dhe Elton Hyseni, arritën të bindin gjykatën se Bilo reagoi me ar më për shkak se i rrezikohej jeta. Me këtë argument, se ai kishte reaguar për shkak të nevojës eks treme, gjykatësi paraprak i pushoi ish ushtarakut akuzën e vr asjes së Fabian Gaxhës.

Ndërkohë, biznesmeni Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku, u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj bur gim që zbret në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata e pezulloi ekz ekutimin e dënimit dhe urdhëroi Matën, Allushin dhe Boshnjakun të kryejnë secili nga 100 orë punë në interes publik. Me shërbim prove u dënua edhe Geldo Hoti.