Connect with us

Vijojnë kërkimet për shqiptarin e arratisur në Itali: Ishte e paralajmëruar!

Të Ndryshme

Vijojnë kërkimet për shqiptarin e arratisur në Itali: Ishte e paralajmëruar!

Vijojnë kërkimet për Kristjan Mëhilli, 27-vjeçari shqiptar i cili u arratis nga burgu i Vercellit, në Itali në natën e Vitit të Ri. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Sindikatës së Policisë së Burgjeve të Sapës, Donato Capece, arratisja e tij ishte paralajmëruar.

‘Prej disa kohësh siguria e brendshme e burgjeve është asgjësuar nga masa, si survejimi dinamik dhe regjimi i hapur, largimi i rojeve të Policisë së Burgjeve nga muret e burgut, mungesa e stafit të policëve të burgjeve, mungesa e të cilëve bëri që të ndodhte kjo arratisje’- tha ai.

Kristjan Mehilli u arratis nga burgu i Vercellit në Itali natën e Vitit të Ri, duke sharruar hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut. Mediat italiane e konsiderojnë në shkrimet e tyre si të rrezikshëm dhe të paskrupullt.

Në maj 2019 ai u arrestua nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top