(Video) Ta prek shpirtin kjo histori, vajza e tyre lindi e shëndetshme, por sëmundja e keqe po e bën të kthehet në gur

(Video) Ta prek shpirtin kjo histori, vajza e tyre lindi e shëndetshme, por sëmundja e keqe po e bën të kthehet në gur

Prindërit e një vajze 5 muajshe që po kthehet në gur, siç shkruajnë mediat britanike, e kanë bërë publike dh imbjen e tyre me shpresën që t`i ndihmojnë të tjerët të shohin në kohë shenjat paralajmëruese të kësaj sëmundjeje të rëndë, e cila prek rreth 2 milionë njerëz në botë.

Lexi Robbins u lind e shëndetshme, por prindërit e saj Alex dhe Dave mësuan më vonë nga mjekët se ajo vuante nga Fibrodysplasia Ossificans Progressiva, FOP, që i bën indet e buta në sistemin skeletor, të tilla si muskujt, tendinat dhe ligamentet, të kthehen në inde të forta të eshtrave.

Ajo çon drejt një ngurtësimi të trupit duke detyruar të sëmurët që deri në moshën 20 vjeç të mbërthehen në shtrat, ndërsa jetëgjatësia nuk shkon më shumë se 40 vjeç. Është një problem gjenetik i cili mund të shkaktojë formimin e kockave jashtë skeletit, duke kufizuar lëvizjen e duke bërë që nga këtu të lindë krahasimi me kthimin e trupit në gur.