Connect with us

VIDEO/ Elbasan, policia kontrolle blic në lokalet që frekuentohen nga persona me precedent dhe të rrezikshëm! Disa të shoqëruar

ELBASAN SHQIPERI

Të Ndryshme

VIDEO/ Elbasan, policia kontrolle blic në lokalet që frekuentohen nga persona me precedent dhe të rrezikshëm! Disa të shoqëruar

Policia e Elbasanit ka zhvilluar kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente që mendohet se përdoren dhe frekuentohen nga personat me precedent penal dhe me rrezik të lartë shoqëror, ku ka shoqëruar disa persona. Nuk dihet nëse gjatë aksionit është kapur lëndë narkotike, armë zjarri apo nëse kanë qenë të shpallur në kërkim për ndonjë vepër penale personat e shoqëruar.

Policia e Elbasanit ka zhvilluar kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente që mendohet se përdoren dhe frekuentohen nga personat me precedent penal dhe me rrezik të lartë shoqëror.

Këto kontrolle janë zgjedhur të bëhen nga policia në një ditë pushimi pas festës së ndërrimit të viteve, si një strategji për t’i kapur në befasi personat me precedent penal apo që cilësohen të rrezikshëm.

Është ende e paqartë nëse policia ka qenë në kërkim të ndonjë personi specifik apo kontrolle rutinë për të luftuar paligjshmërinë, por nga aksioni që ka nisur mbrëmjen e sotme ka disa të shoqëruar.

Gjithashtu nuk dihet nëse gjatë aksionit është kapur lëndë narkotike, armë zjarri apo nëse kanë qenë të shpallur në kërkim për ndonjë vepër penale personat e shoqëruar.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e 2 janarit, ndërsa ende nuk ka detaje të tjera që priten të bëhen publike në orët në vazhdim.

I.K./M.Ç/Shqiptarja.com

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top