
Në sulmin e mbrëmshëm në Vjenë mbetën të vrarë 4 persona si dhe sulmuesi, Kujtim Fejzullahi, i cili është shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Por, për nipin e tij, i cili kreu këtë akt terrorist, nuk dëshiroi të flasë as gjyshi i tij. Madje ai fillimisht nuk e pranoi se ka lidhje familjare me të.
Gjyshi i tij thotë se ai nuk ka pasur kontakt me familjen e tij për gjashtë muaj. Madje thotë se Kujtimi ka shkuar çdo vit në Maqedoninë e Veriut së bashku me familjen e tij.
“Po, si jo! Çdo vjet me familjen. Kujtimi normal vinte në banesë te nëna dhe te baba, por banesën e ka pas të veten. E tash çka ka bërë atje në banesën e vet nuk e din askush”, tha gjyshi i tij për Klan Maqedonia.
Por, në fund gjyshi i tij me kureshtje pyet për nipin, se është vrarë ai.
“Domethënë Kujtimi është i vrarë ashtu? Informatat e para janë ashtu… I vrarë është a?! Çfarë të bëjmë, vetën e ka marrë në qafë”, tha ai.
Deri tani pesë persona kanë vdekur nga sulmi me kallashnikov që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit.
More Stories
Aksion humanitar për nder të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja te veçanta.
BIDEN RIKTHEN EPËRSINË, TRUMP NGEC ME 12 VOTA ELEKTORALE
Covid-19 në Maqedoni/24 viktima dhe 913 raste të reja në 24 orët e fundit