June 22, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Vajza automekanike, pêr shkak tê saj “ka burra qê gêzohen kur u prishet vetura” (Video)

Nê njê punêtori pêr rregullimin e veturave nê Bejrut, njê 22 vjeçare êshtê e rrethuar nga kolegêt. Dhe, ndonêse ajo êshtê e vetmja grua nê atê grup pune meshkuj, nuk ka paragjykime sepse ajo êshtê e shkêlqyer nê punê.

Sipas mediave tê huaja, bêhet fjalê pêr Rana Haek e cila êshtê tani nê vitin e fundit tê inxhinierisê elektrike. “Kam zgjedhur kêtê punê pasi i dua makinat qê nga fêmijêria. Nga ana tjetêr, mê pêlqen tê kêrkoj njê shkak dêshtimi dhe ta rregulloj atê. Babai im mê ka mbêshtetur gjithmonê. Ai mê ndihmoi tê gjeja kêtê punê, qê tê praktikoj njohuritê e mia praktikisht”, thotê ajo.

Fillimisht, megjithatê, nuk ishte e lehtê pêr tê, kolegêt e saj nuk e kuptonin seriozisht, por me kohê tê gjitha u rregulluan. Madje, siç thuhet nê tej, ka disa klientê qê “gêzohen kur e shohin se do tê jetê njê vajzê ajo qê do tua rregullojê veturên e tyre. Megjithatê, shton ajo, nganjêherê êshtê e mundur tê dêgjosh njê koment tê ndonjê klienti, se si “njê vajzê nuk êshtê pêr kêtê punê”.

“Mê parê, dêshtimi duhej tê kêrkohej kryesisht mekanikisht dhe me ndihmên e forcês fizike, dhe tani makina futet nê skaner dhe kompjuteri gjen dêshtimin. Ata mê japin riparimin e kamionêve dhe makinave tê tjera tê shtrenjta”, ka rrêfyer ndêr tjerash 22-vjeçarja.