October 22, 2020

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

U tha se ka zgjedhur Kosovën për ta përfaqësuar, vjen komenti nga Kemal Ademi

Kemal Ademi u bë futbollisti shumë i përfolur në javën e kaluar ku sipas informacioneve të fundit që qarkulluan ai kishte zgjedhur kombëtaren e Kosovës për ta përfaqësuar.Aio u bë pjesë e skuadrës së Fenerbahces në këtë afat kalimtar duke e zëvendësuar Vedat Muriqin i cili kaloi te Lazio.Ai foli në lidhje me të ardhmen e tij tek skuadra e re, por theksin u vendos tek pyetja se cilën kombëtare do ta përfaqësonte ai.“Tani për tani, nuk është e qartë se në cilin ekip kombëtar do të luaj. Ndodh në Kosovë, Zvicër. Kur fola me familjen time për këtë situatë, ata më thanë se duhet të presë. Jam në një klub të ri dhe duhet të përqendrohem këtu. Dua të mendoj dhe të marrë një vendim të duhur pa e stresuar veten”, tha Ademi për “Sabah”, trnasmeton GazetaBlic.Ademi nuk tregoi asgjë konkrete në këtë drejtim por la të kuptuar që vendimi i tij është në pritje, kështu që gjithçka mund të zyrtarizohet në ndeshjet e ardhshme të kombëtareve që zhvillohen në muajin nëntor.

/GazetaBlic/