U mundua ta mbante ta fshehtë, por më kot. Publikohet foto e Anës së Përputhen me partnerin e ri

U mundua ta mbante ta fshehtë, por më kot. Publikohet foto e Anës së Përputhen me partnerin e ri

Ana Kauri është nga personazhet më të komentuara nga “Për’puthen” rinore. Dalja e saj nga programi la shumë vend për diskutime dhe shumë dyshonin se ajo vendosi të largohej për shkak se kishte një lidhje jashtë emisionit. Por, ish-konkurrentja tregoi në një intervistë për “Prive” të kundërtën, teksa konfirmoi se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Ajo theksoi se partneri i saj nuk është personazh publik dhe se ne nuk do ta mësojmë ndonjëherë cili është ai. “Sot Ana është në një marrëdhënie, e sapo krijuar se ka dhe shumë nga ata persona që aludojnë dhe thonë që kam qenë e lidhur kur isha në Përputhen. Është një marrëdhënie e re edhe pse shumicës i interesojnë ta marrin në aspektin tjetër. Ndihem shumë e lumtur me veten dhe partnerin tim. Nuk është fytyrë publike dhe nuk ka për t’u zbuluar ndonjëherë”, është shprehur Ana.

Por pavarësisht dëshirës së saj për t’a mbajtur private lidhjen, faqja “VIP-at e Bllokut” ka publikuar një foto të ish-konkurrentes krah një djali, i cili aludohet të jetë partneri i saj.

“Epo të na trashëgohet Ana”, shkruhet në postimin ku Ana ka pozuar shumë afër të dashurit të ri para pasqyrës së ashensorit. Ndërkohë, bukuroshja brune ende nuk ka reaguar për këtë foto.