September 19, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

U Kthye Nga Zvicra Të Investojë Në Pronën E Tij, Por Fqinjtë I Bëjnë Të Papriturën (VIDEO)

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar të premten, u shfaq hulumtimi rreth pengesave që po i bëhen një investitori të shkojë në pronën e tij.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” i transmetuar të premten shfaqi gjetjet e një hulumtimi për një mërgimtar që u ankua se fqinjët nuk po e lejojnë të investojë në pronën e tij, pasi ia kanë bllokuar rrugën që çon te ajo.

Adem Elshani nga fshati Nagavc i Rahovecit ka rrëfyer para kamerës së emisionit “Drejtësia në Kosovë” se erdhi nga Zvicra për të investuar, mirëpo shteti u dorëzua para disa personave që nuk e lejuan të hapë rrugën drejt arës së tij.

“Kam qenë në Zvicër, që 15 vjet kam punua atje dhe kam ardhur me investuar ne Kosovë, mirëpo po kam problem me disa kojshi te mi se s’po me lejojnë me hapë rrugën, masnej kam shku ne komunë dhe ata me kanë thanë që ajo është rrugë dhe ka me qenë rrugë, po rruga su hap ende”, tha Elshani.

Zyrtari kadastral i Komunës së Rahovecit Nazmi Krasniqi, the se rruga për të cilën Elshani po flet ne regjistrat kadastralë figuron si rrugë që nga viti 1959.

“Me kërkesën e një personi që ka dashur ta hapë një fermë atje, ne kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe i kemi qitë pikat. Kemi pasur edhe kërcënime nga banorët atje dhe e kemi pa se aty ka rrugë, mirëpo rruga nuk është hapur”, theksoi Krasniqi.

Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi tha se e di mirë situatën, ndërsa tregoi se duke vepruar ngadalë për t’i ikur një konflikti në mes të banorëve.

“Disa persona, përkatësisht një lagje, pretendojnë së ajo nuk ka qenë kurrë rrugë dhe nuk duhet të mbetet rrugë, edhe pse në regjistrat kadastralë figuron se është rrugë. Ne kemi vepruar kujdesshëm, sepse ka pasë persona të gatshëm për të shkaktuar konflikt në mes veti”, tha Vehapi.//Sht.ype në pjesën e rek.la.mës prit disa seconda edhe ju shfaqet video edhe fotot e lajmit…