U dhëntë zoti shëndet/ Në kaq muaj kanë lindur 3341 bebe shqiptare në Kosovë

U dhëntë zoti shëndet/ Në kaq muaj kanë lindur 3341 bebe shqiptare në Kosovë

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë QKUK, Jakup Ismajli, ka bërë të ditur se 103 paciente kanë qenë të in fektuar me COVID-19 në vitin 2020, prej tyre 47 gra kanë përfunduar me lindje.

Tutje, ai tha se 82 pacientë janë mjekuar në pesë muajt e parë ndërsa kanë përfunduar me 22 lindje. Sipas tij, këtë vit ka pasur 3 341 lindje.

“Numri i të infektuarve për vitin 2020 ka qenë 103 paciente të infektuar me Covid-19 të cilët janë trajtuar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, prej tyre 47 kanë përfunduar me lindje kurse pjesa tjetër janë trajtuar, mjekuar dhe lëshuar në shtëpi”.

“Kurse në vitin 2021 kemi pasur 82 paciente dhe janë mjekuar te ne dhe kanë qenë 22 lindje kurse pacientet tjera janë lëshuar në shtëpi. Nëse mendoni për pacientët me Covid-19 ka rënë numri i të infektuarve për momentin nuk kemi asnjë paciente të hospitalizuar në repartin Covid-19”.

“Kemi pasur 3 341 lindje krahasuar me vitin e kaluar është një rënie. Një numër i madh i pacientëve për shkak sigurie kanë kryer lindje në spitale private”.

“Pacientet që janë trajtuar te ne kanë kaluar mirë. Duke pasur parasysh rënien e numrit me Covid pastaj vaksinimi dhe po shihet që ka rënë numri i tyre. Kujdesi ndaj tyre është më i shtuar se kanë probleme respiratore”, tha Ismajli.

Ai tha se çdo lindje që ka përfunduar në Klinikën e Gjinekologjisë fëmijët janë trajtuar në Klinikën e Neanatologjisë.