
Donald Trump iu është drejtuar zgjedhësve amerikanë duke thënë se nuk do të lejojë të vidhen votat.
Presidenti Trump iu drejtua mbështetësve përmes rrjeteve sociale duke thënë se është në epërsi.
“Ne jemi shumë më përpara por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t’i lejojmë ata kurrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit”, shkroi republikani, por të cilin mesazh ia ka fshirë rrjeti social, Twitter, i cili e ka konsideruar si “lajm të rremë”.
“Do të bëj një deklaratë, një fitore e madhe”, pohoi Trump, i cili për momentin po ngec me me shtatë vota elektorale kundër kandidatit, Joe Biden.
Ndryshe, presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë kandidati që do t’i fitojë 270 vota elektorale. /Telegrafi/
More Stories
Aksion humanitar për nder të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja te veçanta.
BIDEN RIKTHEN EPËRSINË, TRUMP NGEC ME 12 VOTA ELEKTORALE
Covid-19 në Maqedoni/24 viktima dhe 913 raste të reja në 24 orët e fundit