Connect with us

Trendi i çuditshëm në shtetin evropian, 874 makina u dogjën gjatë festimeve të Vitit të Ri!

Të Ndryshme

Trendi i çuditshëm në shtetin evropian, 874 makina u dogjën gjatë festimeve të Vitit të Ri!

Qindra makina u shkrumbuan në Francë natën e ndërrimit të viteve.

Prej disa vitesh në këtë vend po ndodh një trend që shoqërohet me djegien e automjeteve.

Policia franceze në një deklaratë tha se 874 makina u dogjën gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Kjo traditë është bërë e përvitshme në periferitë franceze që kur nisën protestat në vitin 2005 në disa qytete.

Veprime të tilla kryhen më së shumti nga të rinj nga komunitete të varfra dhe djegia e makinave është një formë proteste kundër shtetit, të cilin e fajësojnë për mungesën e mundësive ekonomike. Rreth 95 mijë punonjës policie dhe 32 mijë zjarrfikës u angazhuan gjatë ndërrimit të viteve.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se në vitin 2021 janë djegur 874 automjete, krahasuar me 1,316 automjete në vitin 2019, duke theksuar se viti 2020 ishte kur ishte vendosur shtetrrethimi për shkak të Covid

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top