Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Tragjike/ Shqiptari Vritet me thikë në Londër (EMRI+FOTO)

FOTO ILUSTRUESE

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, rreth një orë pas ndërrimit të viteve, ku si pasojë e një sulmi brutal në rrugë ka humbur jetën një 22-vjeçar nga Kukësi.

Bëhet fjalë për të riun Fatjon Oruçi, i cili vdiq tragjikisht pasi u sulmua nga disa persona në një rrugë të qytezës Rotherham, rreth orës 01:20 të mëngjesit të së shtunës, në 1 janar, raporton newsbomb.al.

Autopsia zbuloi se 22-vjeçari shqiptar ishte dhunuar dhe qëlluar disa herë me thikë nga autorët.

Autoritetet britanike arrestuan një 26-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare në lidhje me vrasjen, ata u morën në pyetje ndërsa tashmë po hetohen në gjendje të lirë.

 

Një tjetër 23-vjeçar u ndalua në datën 4 janar, por u la i lirë për mungesë të provave që e lidhin me ngjarjen.

Burime për Newsbomb.al thanë se i riu mund të jetë vrarë pas konflikteve për çështje droge, megjithatë, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sakaq, autoritetet britanike bëjnë apel për këdo që mund të ketë dijeni të kontaktojë sa më parë.