Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Tjetër ngjarje e rëndë në vend, gjendet pa shenja jete një person

Një burrë është gjetur i vdekur në banesë mesditën e sotme në Elbasan. Sipas policise, rreth orës 12:10, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, nga fqinjët, në banesën ku jetonte me qira, shtetasi B. K., rreth 58 vjeç, banues në Patos, Fier.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale, për shkak të konsumimit të lartë të alkoolit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.