“Të pranuan në program se ishe e vi*gjër”/ Sindi përplaset keq në studio me moderatoren në emision

“Të pranuan në program se ishe e vi*gjër”/ Sindi përplaset keq në studio me moderatoren në emision

Sot në rubrikën “Në trotuar” situate është nxehur pasi janë përplasur moderatorja Erjola Doçi dhe Sindi Loci. Erjola ka akuzuar Sindin duke i thënë se është paragjykuese, por Sindi iu kundërpërgjigj duke treguar një prapaskenë mes saj dhe Erjolës.

Ish konkurrentja e Pëpruthen u shpreh se Erjola kishte thënë se nëse do të ishte ajo në vend të Melisës do ta kishte kapur për flokësh dhe do të kishte nxjerrë nga skena. Pas kësaj Erjola nxorri prapaskenat e saj duke thënë se Sindi kishte thënë që në program e kanë pranuar vetë për faktin se do të deklaronte se ishte e virgjër.

Por Sindi e ka mohuar këtë gjë duke thënë se nuk është aspak e vërtetë.

“Për Melisën ke qenë ti që më ke thënë unë po të kisha qenë në vend të Melisës do të kisha kap për flokësh dhe do të hidhja nga skena”, u shpreh Sindi.

“Ti ke thën se po mos të kisha thënë se potë mos isha e virgjër s’do më kishin pranuar në emision”, tha Erjola.