Connect with us

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, çfarë duhet të dini për të kaluar në kufi

Të Ndryshme

Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, çfarë duhet të dini për të kaluar në kufi

Këtë të dielë, në Mal të Zi hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19.

Autoritetet kanë njoftuar se për të udhëtuar drejt Malit të Zi duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave dhe që nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

Gjithashtu lejohet kalimi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Në të dyja rastet e mësipërme qytetarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë antigen jo më tëvjetër se 48 orë.

Kujtojmë se masat shtrënguese në Mal të Zi erdhën si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus.

NJOFTI

MI:

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi ??

Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:

Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
Me vërtetimin se personi ka kaluar covidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top