Shumë shqiptarë gabojnë/ Këto janë hapat e duhura për të aplikuar online për pasaportë

Shumë shqiptarë gabojnë/ Këto janë hapat e duhura për të aplikuar online për pasaportë

Ministria e Brendshme ka sqaruar sot qytetarët në lidhje me aplikimin për kartë identiteti dhe pasaportë.

Skadimi i pasaportave; Askush nuk lejohet të dalë jashtë vendit në 3 muajt  e fundit - Top Channel

Ajo sqaron se të gjithë ata që janë pajisur me dokument identifikimi para datës 31 dhjetor të vitit 2011 duhet të plotësojnë formularin online në portalin e-Albania.

Ndërsa ata që janë pajisur me dokument pas kësaj date duhet të rezervojnë një takim pranë zyrave aleat.

“Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë për shtetasit shqiptarë brenda Republikës së Shqipërisë. Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit ose rinovim të Pasaportës Biometrike kur pasaporta është lëshuar pas datës 31 Dhjetor 2011, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

“Pas shqyrtimit të aplikimit, do të njoftoheni brenda 1 dite për aplikim emergjent dhe brenda 7 ditësh për aplikim normal nga Policia e Shtetit, e më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit prane zyrave të ALEAT”, përfundon MB.