July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Shpêrthen vullkani Etna, bie “shi” gurësh në Siçili, banorët braktisin banesat

Shp ërthimi i vullkanit Etna në Sicili ka lëshuar në ajër re të mëdha të zeza dhe copa gurësh të vegjël të zinj që kanë rënë nga qielli në formë shiu. Copat e gurëve kanë mbushur rrugët, çatitë e shtëpive dhe makinat e parkuara ne rrethinat e vendndodhjes se vullkanit.

Shumë njerëz kanë lëvizur me çadra për t’iu shmangur ndonjë incidenti të mundshëm. Ky shi i rrallë ka vazhduar për disa orë ndërsa parashikuesit e motit thonë se ky fenomen do të vijojë për aq kohë sa edhe vu llkani është aktiv.

Hiri i shpërndarë në atmosfere ka ndotur ajrin, duke shkaktuar pro bleme serioze në shëndet e sidomos për ata që vuajnë nga astma. Vullkani Etna me gjatësi rreth 3350 metra mbi nivelin e detit gjendet në jug të Italisë, në Siçili.

Ai është një nga vullkanët më aktivë në botë. Shpë rthimi i parë i këtij vullkani është regjistruar në vitin 475 p.e.s. Ngjarja më e rëndë e regjistruar nga shpërthimi Etnës është ai i vitit 1669, ku nga një seri shp ërthimesh mbetën të vd ekur 20 mijë njerëz dhe u shk atërrua qyteti i Catania-s aty pranë.