Connect with us

Shpallet fituesja e edicionit të parë të dance reality show “T’ka mami yll”

Të Ndryshme

Shpallet fituesja e edicionit të parë të dance reality show “T’ka mami yll”

Fituesja e edicionit të parë të dance reality show “T’ka mami yll”, në ekranin e ABC, është Kejsi. Mes shumë emocionesh, profesor Albi Nako dha çmimin e madh, duke u shprehur se ajo ka fituar një vit bursë studimi në Agjencinë “XCEL Talent Agency” në Atlanta, në SHBA.

Ajo do të shkojë atje të stërvitet nga presidenti i Agjencisë, Aris Golemi, i cili ka trajnuar balerinët nga më të njohurit në botë, të cilët kanë qenë pjesë e trupës së shumë artistëve ndërkombëtarë si Rihanna, Justin Bieber etj.

“Sapo mora një konfirmim nga Arisi, presidenti i Agjencisë “XCEL Talent Agency” që çimimit të parë, kuptohet i jep të drejtën e bursës për një vit dhe çmimit të dytë i jep të drejtën e bursës për gjashtë muaj. Kështu që kushdo nga juve, jeni të fituara.

çmimi i parë shkon tek Kejsi”, tha Albi dhe emocionet në skenën e “T’ka mami yll” prekën qiellin. /abcnews.al/

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top