October 22, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Shoferi që e shkaktoi ak*identin në Kroaci ishte i arr*stuar më parë për tr*fikim dr*oge

Dukagjin Lyta, shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksi  vdentit me dhjetë  vi kti ma në Slavonski Brod, në Kroaci, u mor në pyetje sot nga Zyra e Prokurorit të Shtetit kroat.

Por, për Dukagjin Lytën nuk është hera e parë që ballafaqohet me ligjin, pasi që i njëjti raportohet se është a rre st uar në vitin 2017 nga Po licia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Shkodrës në bashkëpunim, ku ishin seku estruar 20 kg ka nab is.

Sipas Insajderit Dukagjin Lyta ishte arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, E.B. dhe E. M. në autobusin e linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE.

Policia u kishte kërkuar udhëtarëve të zbresin dhe të marrin bagazhet por në fund ishte konstatuar se dy çantat me kanabis, ishin “pa pronar”.

Dukagjin Lyta do të dalë sërish para Prokurorisë, të martën në orën 09:00, ku do të vendoset për masën e tij të sigurisë.

Dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për nderë të këtyre vik tim ave.