Shkarkimi i Рresidentit, Duma: Goditje ndaj demokraсisë, рarlamenti tregoi anën negative, ‘oрozita рarlamentare’ nuk ekziѕton

Shkarkimi i Рresidentit, Duma: Goditje ndaj demokraсisë, рarlamenti tregoi anën negative, ‘oрozita рarlamentare’ nuk ekziѕton

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar vendimin e Kuvendit që me 104 vota pro të shkarkojë sot Presidentin Ilir Meta.
Duma thotë se parlamenti është antikushtetues dhe thjesht sot i dha një tjetër goditje demokracisë shqiptare.

Ajo thotë se parlamenti tregoi anën negative, teksa thekson se shkarkimi u bë me ndihmën e ‘opozitës parlamentare’ e cila nuk ekziston.

”Problemi i madh i Shqipërisë është ekzistenca e institucioneve që zotërojnë njëra-tjetrën. Cilido institucion, si Presidenti, që ruan balancën do të kishte vlerë të jashtëzakonshme.

Parlamenti thjeshtësisht theksoi anën negative, duke i dhënë një goditje tjetër ndaj demokracisë. As e udhës, as e momentit kur dimë që zgjedhjet kanë ndodhur, dhe mundësia e parlamentit për të pasur një legjitimitet me opozitën reale, janë, kurse ky parlament po legjitimon moslegjitimitetin e vet. Opozita parlamentare nuk ekziston. Sado konflikt interesi të kem unë që jam palë, jam pjesë ePD, ajo nuk ekziston.

Mund të ketë të tillë që duan të bëjnë një pjesë opozitarizmi, por opozita është kjo. Opozita duhet të jetë aty në faktin, formën e përmbajtjen në kushtëzimin e palës tjetër. Kur nuk e kushtëzon, gjithçka e bën një opozitë inekzistente.

Kështuqë është e paarsyeshme që një parlament jokushtetues të mbrojë Kushtetutën. Shpresoj që GJykata Kushtetuese, si Reforma në Drejtësi që është kali më i mad hi betejës, shpresoj që Gjykata të shërbejë si hallka e fundit e ruajtjes së balancave.

Pavarësisht si gjykohen të gjitha vendimet, duhet një institucion që ti vendosë kufi pushtetit të Rilindjes që është i pakufishëm.”- tha Duma./