Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Shaka apo e vërtetë? Pas skandalit me daljen e rrogave të shqiptarëve, del edhe lista e dashnoreve të padeklaruara

Shaka apo e vërtetë? Pas skandalit me daljen e rrogave të shqiptarëve, del edhe lista e dashnoreve të padeklaruara

Prej tre ditësh shqiptarët janë në ankth. Nuk dihet se cili do të jetë dokumenti pasues që do dalë nga dita në ditë. Herën e parë opinioni publik u t rondit nga një dokument që u bë viral në Whatsapp-in e kujtdo brenda një kohe shumë të shkurtër.

Por rrjedhja e informacioneve nuk u ndal me kaq, të nesërmen doli dokumenti “Rrogat – Prill 2021”. Dhe sot u bë publik Excel-i me të gjithë targat e makinave, poseduesit dhe ngjyrën e automjetit. Ndërkohë që kjo është një shkelje e madhe e privatësisë, në rrjete sociale ka plasur gallata.

Së fundmi, po qarkullon një dokument me emrin “Dashnoret e padeklaruar”, që në fakt po të hapet është i njëjti dokument i rrogave të janarit.

Tani që lista është në duart e kujtdo, duket se çdo person është i interesuar për të parë rrogën e të tjerëve. Këtë e dëshmon edhe një foto në një berberhane, ku duket që në ekranin e dyqanit është hapur lista ne rrogat. “Çmimi i qethjes do vendoset në bazë të rrogës,” thotë dikush me humor. Po ashtu ka plasur edhe gallata në rrjete sociale me meme nga më të ndryshmet.