May 18, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

‘Sa burra ke patur?’, pyetja e vogëlushes habit Jonidën, të qeshura me lot në ‘Piter Pan’

Aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Kurthin e Piter Pan”, ku u përball me pyetjet e fëmijëve. Një prej vogëlusheve i bëri një pyetje Jonidës që i shkriu të gjithë së qeshuri.

“Jonida ku e ke njohur burrin tënd të parë fare?”-e pyeti Aria, teksa aktorja u habit dhe nisi të qeshte.

“Më falni sa burra keni ju Jonida?”-i tha Alketa.

“Po 1 burrë kam unë dhe shpresoj të jetë i fundit. E kam njohur në punë, ishim aktorë në një serial, u dashuruam, bëmë edhe një bebe”-u përgjigj Jonida.