“Rrejnë, nuk janë si shiten”, Sabri Fejzullahu nxjerr zbuluar këngëtarët shqiptarë

“Rrejnë, nuk janë si shiten”, Sabri Fejzullahu nxjerr zbuluar këngëtarët shqiptarë

Këngëtari shqiptar, Sabri Fejzullahu, vazhdon të jetë njëri nga artistët më të dashur për publikun.

Së fundi, ai ka qenë i ftuar në ‘Robi plaket kur don vet’ ku ka folur edhe rreth përfitimeve financiare, shkruan GazetaBlic.

“Nuk mundem, nuk fitojmë ne, rrena janë këto, dallavere, në këngëtarët rrejmë me kerre të shtrenjta dhe ti kur i sheh thu këta janë milionera”, tha Sabriu.

Këto fjalët i mbështeti edhe Roberti duke thënë se me fitimet që kanë mund të kenë jetë të mirë, ushqim dhe veshje të mira, ndonjë pushim por jo më shumë./Blic/