Connect with us

Roli që e bëri të famshme te madhen Luiza Xhuvani: Si kam rrezikuar jetën gjatë xhirimit të filmit në vitet ‘80(FOTO)

Të Ndryshme

Roli që e bëri të famshme te madhen Luiza Xhuvani: Si kam rrezikuar jetën gjatë xhirimit të filmit në vitet ‘80(FOTO)

Luiza Xhuvani, aktorja e njohur shqiptare, njëherësh ish-deputete e dorëhequr e zonës pak vite më parë, vijon ende aktivitetin skenik.

Paçka disa goditjeve të rënda në jetën private, ku e fundit qe ndarja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion për të, identiteti bazë i saj jetësor.

Herën e fundit është shfaqur vitin që shkoi, protagoniste si intepretuese në eventin e ndarje së çmimeve vjetore të letërsisë, organizuar nga Ministria e Kulturës, krah kolegëve të njohur Vasian Lame dhe Viktor Zhusti.

Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave.

Në një rrëfim të disa kohëve më parë, Xhuvani ka zbuluar se si ka rrezikuar jetën dhe është hedhur vërtetë nga makina në filmin e famshëm, “Flutura në kabinën time” ku fitoi Kupen per “Aktoren me te mire” ne Festival.

“Është një rol që më konfirmoi si aktore në kinema. Një personazh i plotë me autor nga më të mirët. Isha shumë e re dhe autorët donin garanci, kështu që iu nënshtrova kinoprovës. Nga ana tjetër, partneri im ishte aktori më në zë, Ndriçim Xhepa. Vura të gjithë potencialin tim për të bërë maksimumin. Suksesi i një aktori nuk është i garantuar pa konceptin regjisorial. E punova këtë personazh deri në detaje, duke iu referuar të padukshmes, diskretes.

Edhe protestën duhet ta kisha të fshehtë. Të njëjtën predispozitë kishte edhe partneri. Kemi sakrifikuar shumë në këtë film, kemi punuar në kushte të vështira. Jam hedhur realisht nga kabina me makinën në lëvizje. Bëmë dublin e parë, bëmë një tjetër… Regjisori pyet Ilia Tërpinin, operatorin, se pse s’po funksiononte… “Më zhduket”, thotë Ilia… E kuptoi që unë hidhesha me kokë, si në det, dhe zhdukesha nga objektivi.

Me Çimin kemi vënë edhe jetën në rrezik. Kemi shmangur një aksident të t merrshëm në këtë film. Megjithatë, të gjitha harrohen, sidomos pas vlerësimit dhe kupës në Festivalin e Filmit. Në dy vitet që punova në Estradën e Sarandës, punoja edhe në Tiranë dhe pikërisht me këtë film. Ka qenë ritëm i jashtëzakonshëm. Me Gjergjin ishim të fejuar… Vijoi kështu derisa erdha në Tiranë, përfundimisht, në Teatrin Kombëtar”, shprehet Luiza Xhuvani.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top