Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Rita Ora na e bën zemrën mal, i tregon botës si kërcejnë shqiptarët (video)

Rita Ora, jo të gjithë e dinë që është një pseudonim i emrit të vërtetë të këngëtares Kosovare me famë botërore, Rita Sahatçiu.

Që nga fillimi i karrierës ajo ka bërë debutimin e saj trembëdhjetë në dhjetëshen më të mirë të këngëve britanike me katër pozicione të para.

Ajo u njoh si Artistja më e Mirë Femër në 2015 Silver Clef Awards, fitoi një çmim MTV Europe Music, një MTV Video Music Award dhe mori pesë nominime për çmimin BRIT.

Fillimisht, Sahatçiu (në gjuhën shqipe: orëndreqës, nga turqishtja saatçi) ishte mbiemri i familjes, por pas mbërritjes së tyre në Mbretërinë e Bashkuar, prindërit vendosën ta ndryshojnë atë në Ora, në një mënyrë që e bën më të lehtë shqiptimin për anglezët, duke lënë ende origjinalin si emër të mesëm për ta dhe fëmijët e tyre.

Udhëtimi i saj artistik nisi seriozisht në vitin 2009 kur ajo u vu re nga reperi dhe producenti muzikor Jay-Z dhe më vonë u shfaq në videot e Jay-Z Young Forever, si dhe në Drake’s Over.

Rita nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj dhe kjo video e konfirmon më së miri, një video që ka mbushur zemrat e fansave të saj shqiptarë.