July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Rekord i ri botëror: gruaja 37-vjeçare lind 10 foshnje!

Një grua nga Afrika Jugore ka lindur 10 fëmijë në Pretoria dhe ky rast mund të shënojë rekord të ri botëror. Burri i Gosiame Thamara Sithole, ka thënë se janë shokuar nga lajmi, pasi nga kontrollet paraprake ai dhe gruaja e tij, kanë kuptuar se do të kenë tetë fëmijë. “Janë shtatë djem dhe tri vajza. Jam i lumtur. Jam i emocionuar. Nuk mund të flas shumë”, ka thënë burri i saj Tehobo Tsotetsi për Pretoria News, pas lindjes së foshnjave të hënën në mbrëmje. JU FTOJM TE SHT YPNI REK LAMEN ME POS HT DHE TE LEXONI LAJMIN E PLOTE

Sithole, 37-vjeçare, është nënë e binjakëve, që tani janë gjashtëvjeçar. Ajo është thënë të jetë në gjendje të mirë, pas lindjes së foshnjave me prerje cezariane. Një zyrtar i Afrikës Jugore ka konfirmuar për BBC-në lindjen e foshnjave. Autoritetet e rekordeve Guinness kanë thënë se janë duke hetuar rastin e Sithole. Një grua që ka lindur tetë foshnje më 2009 në Shtetet e Bashkuara aktualisht mban rekordin Guinness për më së shumti foshnja të lindura për një herë. Muajin e kaluar, 25-vjeçarja Halima Cisse nga Mali, ka lindur nëntë foshnja, të cilat është raportuar se janë duke ia dalë mirë në një klinikë në Maroko. Lindjet e më shumë foshnjave për një herë, zakonisht janë rezultat i trajtimeve të lidhura me fertilitet. JU FTOJM TE SHT YPNI REK LAMEN ME POS HT DHE TE LEXONI LAJMIN E PLOTE