Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Rama I Tha:Ku Je Bes Kalluku Ku Je?’, Aktori I Përgjigjet Ramës I Ben Komentin Epik

Replika janë shënuar në rrjetet sociale mes aktorit Bes Kallaku dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjithçka ka nisur kur ky i fundit ka ripostuar në Instagramin e tij një video nga profili i Kallakut, ku shfaqet Bubqi nga hapësira.

Rama “e kritikoi” Besin se Bubqi është ‘citty’ dhe jo ‘country’. Ndërkohë, aktori e ka falenderuar për postimin, por ka theksuar me humor se nuk ka ujë dhe as drita.

“Flm qe mi paske bo repost postimit tim per Bubqin. Ai eshte fshati me i bukur ne bote diten, se naten nuk shihet pasi ska drita. Uje jo e jo. Rroft pusi Ijes”, komentoi Besi.

“Ku je Bes Kalluku ku je? Osht Bubq City jo country vlla, se country o i modh per Bubqin e vogel”, shkruante më herët Rama.