Radhët e gjata të trafikut te “Gjiri i Lalzit”, qytetari ndalon makinën dhe falet në mes të rrugës

Radhët e gjata të trafikut te “Gjiri i Lalzit”, qytetari ndalon makinën dhe falet në mes të rrugës

Ditët e nxehta të qershorit kanë bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen plazheve në vend. Një nga bregdetet më të frekuentuar është edhe “Gjiri i Lalzit”, i cili vizitohet nga qindra pushues çdo ditë. Por përtej kësaj është edhe problemi i qarkullimit, pasi për shkak të mbingarkesës ka patur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Dhe duke qenë në këto kushte, një qytetar i besimit mysliman është filmuar duke u falur pas makinës së tij, të cilën mesa duket e ka fikur për shkak të radhëve të gjata të trafikut. Videoja është dërguar nga një qytetar i cili po kalonte aty pranë.

Mesazhi i mbërritur:

Gjith ky trafik n gjir t lalzit joq …Zoti ja pranoft.