Connect with us

Qumili flet për “Treshi Persheshi Junior”: Gjatë xhirimeve më është dukur që po i dëgjoj Lecin e Cimën, jam mërzit shumë

Të Ndryshme

Qumili flet për “Treshi Persheshi Junior”: Gjatë xhirimeve më është dukur që po i dëgjoj Lecin e Cimën, jam mërzit shumë

Në prag të festës së Vitit të Ri, djemtë e legjendave të humorit, Shkumbin Radogoshi, Artan Thaçi, e Bekim Krajkova, sollën “Treshi Përsheshi – Junior”, program i cili u mirëprit nga të gjithë shqiptarët.

Përmes disa skeçeve fëmijët e legjendave dëshmuan se mund ta vazhdojnë rrugën e baballarëve, duke marrë përkrahje e komente pozitive në rrjetet sociale.

Në një intervistë për Indeksonline, Qumili dha më shumë detaje, duke treguar se e kujt ishte idea dhe si ishte ndjerë ai gjatë xhirimeve.

“Rezultati ishte i mirë, ideja e “Treshi Persheshi Junior” ishte e Bimit (djalit të tij), kam punuar me djemtë pak pas kamerave duke i treguar se ku janë mirë e ku keq, gjatë skeçeve kisha shumë emocione, jam mërzit shumë, nuk e kam besuar që do t’i luajnë rolet aq mirë, më kanë mahnitur, herën e parë më është dukur që po i dëgjoj Lecin e Cimën dhe Qumilin, nuk e kam mendu që mundët dikush mem emitu” tha ai.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top