Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Puthja në buzë e Ilirit me vajzën bëri shumë zhurmë, kjo e fundit ka një përgjigje për ata që e shajnë

Prej disa ditësh, momenti kur balerini Ilir Shaqiri puthi në buzë të bijën po bën xhiron e rrjetit.

Kishte nga ata që e komentuan si një veprim të ulët dhe kishte nga ata që e konsideruan krejt të zakonshëm për një marrëdhënie babë e bijë.

Në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, vajza e Ilirit, Emily komentoi takimin që pati me babanë e saj dhe i dha përgjigje të gjithë zërave.

“Kam katër muaj që nuk shoh babanë, është një raport i fortë dhe nuk shoh asgjë të keqe. Ka një milion gjëra që mund të shikosh gabime, por jo këtu. Është një vajzë që ka 4 muaj që nuk shikon të atin dhe e kundërta”, u shpreh ajo.