Pse Në Japoni Burri Dhe Gruaja Nuk Flenë Së Bashku?

Pse Në Japoni Burri Dhe Gruaja Nuk Flenë Së Bashku?

Sado i vogël të jetë apartamenti i tyre, asgjë nuk do t’i ndalojë çiftet e martuara në Japoni të flenë të paktën në shtretër të veçantë, nëse jo në dhoma.

Sidoqoftë, kjo nuk është një shenjë se ata kanë një problem në martesën e tyre, por diçka që ata besojnë se po u bën mirë në shumë mënyra. Më poshtë ua sjellim disa arsye pse në Japoni, burri dhe gruaja nuk flenë së bashku: Koha e ndryshme e zgjimit dhe shkuarjes në shtrat Kjo është gjëja e parë që i bën japonezët të ndajnë dhoma, ose të paktën shtretër.

Të zgjosh gjysmën tjetër vetëm sepse duhet të ngrihesh herët ose të kthehesh vonë është thjesht e përjashtuar nga diskutimi. Japonezët e dinë se sa i rëndësishëm është gjumi i mirë për shëndetin fizik dhe mendor dhe bëjnë gjithçka për ta ruajtur atë. Bebet flenë me nënat e tyre Nënat në Japoni flenë me fëmijët e tyre dhe kjo konsiderohet shumë e rëndësishme sepse besohet se ky zakon parandalon rrezikun e vde kjes së papritur të foshnjës dhe ndihmon fëmijën të ketë një ritëm të qëndrueshëm të zemrës.