June 22, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Pse asnjë dipΙomat i hυaj apo lider kosovαr nuk e mbështeti Ilir Metën?

TË GJITHË HESHTËN, SEPSE NË FUND E PANË SI U PËRDOR DHE SOT JA HODHËN SI MISH GJAHU, QË TA SHQYEJNË TË GJITHË NGA PAK.
HESHTËN EDHE PËR NJË ARSYE TJETËR…. ASKUSH NUK DËSHIRON T’I BASHKOHET FUNERALIT TË TIJ POLITIK, PASI E KANË TË QARTË ÇFARË GIJOTINE PO E PRET, NGA ATA QË I KËRCËNONTE, SE DO JU HANTE VESHIN APO DO I HIDHTE NË MALIN ME GROPA.

Shkruan Kreshnik Spahiu

30 vjet në pushtet dhe sot asnjë ndërkombëtar nuk foli një fjalë kundër shkakrimit të Ilir Metës. Atij nuk i kishte ngelur asnjë mik apo dashamiras.
– Heshtën amerikanët
– Heshtën europianët
– Heshti OSBE
– Heshtën fqinjët grek, maqedonas dhe bullgar
– Heshtën vëllezrit kosovar që i priste me dreka dhe darka te vila e Lalzit
– Heshti Ramushi dhe Albini
– Heshtën mijra të dekoruar me teneqe alumini me urdhrat Skenderbeu apo Nën Tereza
– Heshtën vëllezrit opozitar B & B
– Heshtën komshinjtë e Gjirit Lalzit
– Heshti edhe Baba Mondi
– Heshtën gjimnazistet e LSI
– Heshtën protestuesit e 2 Marsit
– Heshti edhe gruaja Monika, që e dogji me djegien e mandateve

Të gjithë heshtën, sepse kishte ardhur ora dhe çdo kujt po i neveritej në mënyrën si kacavirrej pas karrikes e cila nuk mbron kushtetutën por prapanicēn e tij.

Të gjithë heshtën sepse në fund e kuptuan që dhe ajo fije burrëri fiktive që mendonin nuk egzistoi tek ai në 26 Prill kur duhet të jepte dorëheqje si premtim, për intergritet me publikun dhe miqt e tij.

Të gjithë heshtën sepse askush nuk e konsideronte një president të popullit, por thjesht një i përkëdhelur i atyre që emruan dhe shkarkuan disa herë në këto 30 vjet.

Të gjithë heshtën sepse në fund e panë se si u përdor dhe sot ja hodhën si mish gjahu që ta shqyejnë të gjithë nga pak.
Heshtën edhe për një arsye tjetër….

Askush nuk dëshiron të bashkohet funeralit të tij politik, pasi e kanë të qartë çfarë gojotine po e pret nga ata që i kërcënonte se do ju hanre veshin apo do i hidhte në Malin me gropa.
Të gjithë heshtin kur e kuptojnë që i ke bërë gropën vetes.