
Aktorja turke, Naz Çagla Irmak e njohur si Kader nga seriali “Lule të vetmuara” ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj.
Ajo kishte ftuar në festën e ditëlindjes edhe mikeshat e saj, Gokçe Akyildiz “Songyl”, Hazar Motan “Xhemre”, Aleyna Solaker “Meral” dhe Nil Keser “Defne”.
Në rrjetet sociale u publikuar disa foto nga festa, por fansat menjëherë vunë re mungesën e aktoresm Biran Damla Yilmaz, e cila njihet si “Ejlyl”.
E vërteta qëndron se Ejlyl dhe Kader nuk flasin më me njëra-tjetrën në jetën reale. Prej kohësh, vajzat e kanë prishur miqësinë e për këtë arsye Kader nuk e ftoi në ditëlindje ish-mikeshën e saj. Arsyet mbi prishjen e miqësisë së tyre nuk dihen ende edhe pse thashethemet kanë qenë të shumta.
More Stories
(VIDEO) Zaharieva: Nuk lejova të shtyhet vendimi për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë
Ernad Fejzullahu kandidat i PDSH për Komunën e Tëtovës, apo!!!!
Emërohet në postin e zv/kryetarit të TIKA-s miku i ngushtë i botës Turke dhe i Rumeli-së Dr Mahmut Çevik