Connect with us

Policët në Serbi festojnë me këngë e lavde për gje,n,ocidin në Srebrenicë! Deputeti shqiptar: Fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit

Policët serbë duke festuar

Të Ndryshme

Policët në Serbi festojnë me këngë e lavde për gje,n,ocidin në Srebrenicë! Deputeti shqiptar: Fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit

Një video e policëve të Pribojit në Serbi që festojnë Vitin e Ri duke i thurur lavde gj,en,ocidit të Srebrenicë është shpërndarë në rrjet, duke shkaktuar valë reagimesh.

Në video, policët bëjnë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi, ndërsa video është publikuar në Facebook nga njëri prej policëve dhe është realizuar gjatë festimeve në një restorant.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka cilësuar videon ‘skandaloze’, teksa thotë se pamjet tregojnë fytyrën e vërtetë të Serbisë së Vulinit dhe Vuçiç.

“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit. ‘O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re’. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gj,eno,cidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiç. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, shkruan Kamberi.

Kujtojmë se Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top