Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Po përgatitet për njohjen e Madhe te Kosovës? Vuçiç bën deklaratën e fortë!

Aleksandar Vucic nuk e fshehu shqetësimin për situatën në Bosnjë, ndonëse ai nuk ishte is ë njëjtës natyre me drojën që ndajnë së fundi liderët ndërkombëtarë lidhur me këtë vend.

Presidenti serb, i cituar nga mediat në Kosovë, thotë se “gjithçka që mund të ndodhë – natyrisht jo me veprim të pavarur, por me mbështetjen e atyre që krijuan shtetin e Kosovës”. I pyetur nëse po pergatitej për njohjen e Kosovës, Vucic u përgjigj kategorikisht:“Jo! Shkurt dhe qartë”.

Komentet e tij për gazetën “Novosti” tregonin se më së shumti është i shqetësuar për situatën në rajon dhe sidomos për presionet e jashtme. Pak përparim u shënua gjatë vitit 2021 në dialogun Kosovë –Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, i cili duhet të kishte përfunduar me sukses prej shumë kohësh tashmë.

Kur nisi mandatin e tij në 2020-tën, , i dërguari i posacëm i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak, deklaronte bindjen e plotë se një marrëveshje përfundimtare mund të arrihej brenda pak muajve, e jo viteve. Tashmë po troket një tjetër vit pas asnjë përparim në bisedime. Në dialogun e nivelit më të lartë në Bruksel këtë vit, Kurti e habiti si Beogradin, ashtu edhe Lajçakun, duke kërkuar drejtpërdrejt që bisedimet të fokusohen në njohje – tabu diplomatike më parë – dhe se Kosova duhet të jetë subjekt dhe jo objekt i këtyre bisedimeve, thotë analisti cek Rikard Jozëiak, sipas të cilit ende ka [ak mundësi që të shohim zhbllokim të procesit në 2022-shin.