July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Po Ιuante te shtëpia e gjyshit, 4-vjeçαri bie nga kati i tretë i banesës, niset me υrgjencë drejt Tiranës

Një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga lartësia dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gështenjas në Pogradec.

Sipas njoftimeve paraprake, i mituri dyshohet se ishte duke luajtur në shtëpinë e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë dhe është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës, duke pësuar dëmtime në trup.

Fillimisht 4-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pogradecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por tashmë është nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specilaizuar.

Pogradec/Informacion paraprak:

Mbrëmjen e sotme, në Spitalin e Pogradecit, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi i mitur R. K., 4 vjeç, banues në fshatin

Gështenjas, i cili dyshohet se duke luajtur në banesën e gjyshit të tij, në fshatin Vërdovë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i banesës, në katin e dytë të saj, duke pësuar dëmtime fizike.

Ky shtetas do të transportohet në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.