Connect with us

Plagosja pas shpine me pistoletë me silenciator, Vinçens Piroli: Erdha nga Shkodra në Spitalin e Lezhës se ndihesha më i sigurt

Të Ndryshme

Plagosja pas shpine me pistoletë me silenciator, Vinçens Piroli: Erdha nga Shkodra në Spitalin e Lezhës se ndihesha më i sigurt

Plagosja me tre pl umba e Vinçens Piroli është bërë me pistoletë me silenciator. Ai është qëlluar nga pas shpine teksa po ecet në këmbë, me 3 plumba që e prekën në shpatull dhe në brinjë.

I plagosuri, i cili dyshohet se është vr asës me pagesë, pas plagosjes ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër.

Sipas dëshmisë së parë të 34-vjeçarit për policinë tha se erdhi në Spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt.

“Ndihem më i sigurt në spitalin e Lezhës se në Shkodër, prandaj erdha këtu”, u ka thënë ai hetuesve.

I plagosur është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën./shqiptarja.com

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top