Peshqit që hanë testikujt e meshkujve zbulohen për herë të parë në ujërat evropiane

Peshqit që hanë testikujt e meshkujve zbulohen për herë të parë në ujërat evropiane

 

Peshku që njihet për ngrënien e testikujve të meshkujve është zbuluar për herë të parë në ujërat evropiane.

Bëhet fjalë për Pacu, lloj peshku piranja, i cili identifikohet nga dhëmbët e tij që duken si të njeriut dhe zakonisht gjendet në lumin Amazon.Megjithatë kjo piranja ka mbërritur në Europë sipas medias lokale “Gentside”, e cila raporton se një nga peshqit 20.3 cm të njohur si “prerësi i topit” u kap nga peshkatari Einar Lindgreen në një kurth ngjalash të vendosur në brigjet jugore të Suedisë.

Krim brutal në Greqi, 45-vjeçari digjet për së gjalli dhe varet në shtyllë
Sipas Henrick Carl nga Muzeu i Historisë Natyrore të Danimarkës tha :“Pacu nuk është i rrezikshëm për njerëzit, poir pickimi i tij është mjaft serioz. Ka pasur incidente në vende të tjera, të tilla si Papua Guinea e Re ku disa burrave u janë këputur testikujt. Pacu është kryesisht vegjetarian, ata mund të jenë një kërcënim për zhytësit meshkuj. Ata kafshojnë sepse janë të uritur dhe testikujt ulen bukur në gojën e tyre.”

Megjithatë gjetja e kësaj piranje të vetme në këto ujëra ka habitur jo pak, pasi ato nuk mund të jetojnë në klimën e ujërave skandinave dhe supozimi është që mund të jetë mbajtur si kafshë shtëpiake në akuarium dhe është hedhur, sipas dailystar.