Pêrleshje fizike mes dy grave në Lezhë, përfundojnë në spital (Detajet)

Pêrleshje fizike mes dy grave në Lezhë, përfundojnë në spital (Detajet)

Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti në familje. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa dy gratë e dë mtuara janë kunata me njëra-tjetrën.

Njëra nga të dh unu arat është Dava Ndoj, 33 vjeçe. Babai i saj Ndue Gjoni thotë se ajo është me urdhër mbrojtje dhe konf liktet me familjen e burrit kanë nisur që në muajin janar.

“Sot e kanë su lmuar vajzën time fizikisht vjehrri me gjithë vajzën e vet të martuar, djali i kunatës, nipi që është në moshë madhore, mbi 20 vjeç, vajza e po kësaj dhe një mbesë tjetër. Dava është me urdhër-mbrojtje. Vendimi i gjykatës të premten është i formës së pr erë me i çu energjinë elektrike dhe ujin se janë dy muaj pa to.

Konf liktet kanë nisur që më 16 janar. Vajza është e dh unuar, flokët e shkulura, me hematoma, nuk e lëviz qafën. Unë kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më tepër. Vjehrri i Davës ka çuar një mik tek vëllai im, jo tek unë dhe i ka thënë ma rregullo punën se Dava po më merr shtëpinë, ai i ka thënë nuk kam punë, çfarë të japë gjykata merr Dava”, deklaroi i ati i 33-vjeçares./balkanweb