Connect with us

Pasi nuk la gjë pa thënë për të, Mandi çohet dhe bën veprimin e papritur ndaj Silva Gunbardhit

Aktuale

Pasi nuk la gjë pa thënë për të, Mandi çohet dhe bën veprimin e papritur ndaj Silva Gunbardhit

Më në fund zbulohet emri i Mandit të Nishtullës. Gjithmone i kanë folur në emrin artistik, por ai e ka emrin Mandela. Ditën e sotme, ai dhe këngëtarja Silva Gunbardhi u përballën tek “Shihemi në gjyq” tek E djela Shqiptare me ndërmjetëse avokaten Eni Cobani.

“Më kanë vjedhur këngën ‘Të ka lali shpirt’ tha Mandi i Nishtullës që akuzon studion e prodhimit dhe këngëtaren Silva Gunbardhi.

“O Mandi, i thoshte gjithë kohën këngëtarja. Po në 2013 asnjë se dinte suksesin e këngës. Unë nga kontrata marr vetëm 10 përqind si të kam vjedhur ty”.

“Zonja Eni, më kanë falsifikuar firmën” tha Mandi i Nishtullës ndërkohë që zonja Eni Cobani tha se kontrata nuk është e vlefshme për sa kohë që ajo nuk është noterizuar.

Kënga Të ka lali shpirt është publikuat fillimisht në 2013 dhe prej atëherë ka pasur miliona klikime në youtube, deri tani 650 milionë. Por Mandi i Nishtullës nuk njihet si autor i këngës edhe pse është ai vetë. Ndërkohë akuzat nuk munguan nga ana e Mandit me Silvën që thoshte se ndjehej e fyer dhe nuk e meritonte gjithë atë sulm qe i kishte ardhur nga Mandi.

Silva Gunbardhi tha se ajo merr vetëm 10 përqind dhe i ka vendosur emrin Mandit të Nishtullës kur askush nuk donte.

Pas një debati të gjatë e një përplasjeje në studion e “Shihemi në gjyq” në emisionin “E diela shqiptare”, i njohuri edhe si Mandi i Nishtullës i puthi dorën koleges së tij.

Ndërmjetësuesja Eni Çobani deklaroi se do ta vazhdojnë seancën privatisht dhe të dy nisën të interpretonin sërish këngë “Të ka lali shpirt”, për të cilën ka nisur edhe sherri.

Continue Reading
You may also like...

More in Aktuale

To Top