Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Pamje nga operacioni për shpëtimin e të aksidentuarve, Alfred Lela në greminë me 4 persona të tjerë (VIDEO)

Janë rreth 5 kilometra për t’u përshkruar më këmbë nga policia, forcat zjarrfikëse dhe ndihma e shpejtë për të arritur tek 4 personat që janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në masivin pyjor të Munellës në Gjegjan, Pukë.

Gazetari Armir Mehaj dhe grupi i xhirimit janë gjithashtu me policinë. Pas disa kilometrash me automjete, forcat e ndihmës së shpejtë, policia e zjarrfikësit janë ndalur për të vijuar më këmbë, me gjithë barelën në krahë deri në vendin ku ndodhet gazetari Alfred Lela dhe tre persona të tjerë, gjendja e të cilëve nuk dihet ende se si është, pasi mjeti i tyre doli nga rruga dhe ra në greminë.

Këto janë pamjet që vijnë nga operacioni i shpëtimit që po zhvillohet mbrëmjen e sotme të siguruara nga Balkan Web.

I kontaktuar me telefon nga Politiko.al, gazetari Alfred Lela ka deklaruar se një alpinist është plagosur, një tjetër ka humbur kontaktet, ndërsa ai vetë është dëmtuar në këmbë.

Lela ka deklaruar se teksa ata bënin ngjitje në mal në kushte të vështira të motit kanë rrëshqitur në borë dhe për pasojë kanë marrë dëmtime në trup, ndërsa vijojnë kërkimet për alpinistin që ka humbur kontaktet.

Mbremjen e sotme, makina ku udhëtonte gazetari Alfred Lela së bashku me 4 persona të tjerë, ka rënë disa metra në greminë dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë, ndërsa një nga alpinistët rezulton i zhdukur.