May 18, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Nuk fitοi mandatin, Murrizi-Bashës: Të dielën shpαlli fitοren, të hënën gjeti armikυn dhe të martën filloi betejέn

Në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 Prillit, Myslym Murrizi iu drejtua ditën e sotme numrit 2 të PS Taulant Ballës me termin ‘super deputet’.

Kjo pasi, sipas Murrizit, Balla rezultoi deputeti më i votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Mirëpo, nuk harroi të ‘thumonte’ Ramën, për të cilin tha se po i lutet Bashës që të bashkëqeverisin.

Me nota ironie, Murrizi u shpreh se Basha të dielën shpalli fitoren, të hënën gjeti armikun dhe të martën filloi betejën.

“Ai që është prezent këto ditë në politikë në media është teatri i radhës i betejës para plazhit. Të dielën u shpall fituestë hënën gjeti armik dhe të martën nisi betejën”, tha Murrizi.

Pjesë nga fjala e Myslym Murrizit:

“Zoti Balla, meqë je super deputeti më i votuar ndër Shqiptarë. Gjatë fushatës dëgjova Ramën që tha se mandatin e tretë e dua për Zahon, tani shof që i bën ftesë Lulit për të qeverisë, tani e do për Zahon apo për Lulin, apo i konsideron si fëmijë të pandashëm.

Kur ankoheni ju që kishin 92 numërues tuaj hajdutë, po ne 8 subjekte të tjera politike që morëm ca na latë ju, ca të themi? Asnjë pikë respekti nuk kam për PS, dhe kam thënë që nuk do e bashkoja mandatin me to që kur jam ulur këtu.

Po ne 8 subjektet e tjera çfarë na lanë. Hera e parë që dalin kaq shumë mandate të pavlefshme. Këta numërues kush ua caktoi, si nuk artikuluat asnjë fjalë për 5 qershorin që ishte një gjellë qenësh.

Pse nuk e kam votuar unë atë kod zgjedhor. Kam thënë se kurrë nëse do të kem mandat sdo e bashkoja me lsi por lsi ka marrë 4 mandate, PSD 3 mandate, dhe ky është deformimi i 5 qershorit të famshëm.

Po të ishte sistem i pastër petriti mund të kishte 10 mandate, po të ishte votë e hapur petriti sdo hynte në parlament. Votuesit tuaj kanë votuar edhe votë.

Në pushtet vihet me votë jo me rrotë. Nëse shqiptarët kanë votuar me shpirt ta gëzoni, uroj të mos bëhen pishman çkanë hedhur në kutitë e votimit.

Unë skam votuar asnjë ligj të Ramës përvec atyre të reformës në drejtësi dhe të SHBA. Dhe kur thonë se do pastrohet kuvendi, e do të vijë elita, do vijën 11 hajdutë dognash, 10 hipotekash, lloj lloj llumhaneje. Iu luta majkos të vinte ta prishnim këtë kod. Sdoli nga PS.

Majko është ndër më të votuarit në Tiranë. Mes mandateve surratit u bëj thirrje të gjithëve të ruajnë surratin”