“Nuk Do Lejojmë Muzikë Pas Orës 22:00”, Policia Jep Njoftimin E Rëndësishëm Për Sezonin Turistik

“Nuk Do Lejojmë Muzikë Pas Orës 22:00”, Policia Jep Njoftimin E Rëndësishëm Për Sezonin Turistik

Me kulmimin e sezonit turistik Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të garantuar sigur.i për pushuesit.

Fillimisht është planifikuar rritja e sigurisë në akset rrugore. P olicia e Shtetit thotë se ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën dhe Malin e Zi për të shtuar patrullat e kontrollit në ato akse, ku fluksi i lëvizjeve është më i lartë.

Baret dhe restorantet në bregdet do duhet të respektojnë afatet kohore për ushtrimin e aktivitetit sa i takon masave kundër CO VID.

Sipas Policisë, subjetet në fjalë do duhet të punojnë deri në orën 00:00, kurse muzika pas orës 22:00 të mbrëmjes nuk do lejohet.

Kontrollet do të shtrihen në zonat bregdetare për të monitoruar përdorimin e skafeve apo të motorëve të ujit pasi shpeshherë për shkak të keqpërdorimit të tyre janë shënuar aks identet me pasoj a ‘fatale.

Zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj u kërkoi drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të lëvizin brenda normave të lejuara.

Deri tani siç raporton Policia janë hequr rreth 5,955 mijë shezlongë e 2,445 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme në bregdet.

Në pesë muajt e parë të vitit 2021 është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin maj 2021 numërohen 120 akside’nte rrugore, nga 75 aksidente 2020, duke u rritur me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.