Connect with us

“NJERIU I VITIT”, polici që parandaloi krimin! Efektivi i “Shqiponjave”, Shkëlzen Tafa ndaloi personin që do përplaste me makinë çiftin në Tiranë

Të Ndryshme

“NJERIU I VITIT”, polici që parandaloi krimin! Efektivi i “Shqiponjave”, Shkëlzen Tafa ndaloi personin që do përplaste me makinë çiftin në Tiranë

“NJERIU I VITIT”, polici që parandaloi krimin! Efektivi i “Shqiponjave”, Shkëlzen Tafa ndaloi personin që do përplaste me makinë çiftin në Tiranë

Një efektiv i Njësisë “Shqiponja”, ndonëse nuk ishte në shërbim, është kthyer në hero duke parandaluar një krim të rëndë që mund të ndodhte në zonën e Yzberishtit, më 18 prill në Tiranë.

Efektivi 29-vjeçar, Shkëlzen Tafa, nuk ndodhej në shërbim, por rastësisht, sapo ka parë se në mes të rrugës po rrezikohej jeta e një çifti, burrit dhe gruas së tij shtatzënë, ka nxituar të ndërhyjë duke i nxjerrë armën për ta neutralizuar shoferin e një makine që po tentonte t’i merrte para me mjet.

Ky person, që po tentonte të përplaste me makinë çiftin, është Tualant Mekollari, një 39- vjeçar me precedent penal në fushën e lojërave të fatit dhe lëndëve narkotike, i cili sapo kishte dalë nga burgu.

Në videon e konfliktit në zonën e Yzberishtit në Tiranë, të siguruara nga “Panorama”, pas një sherri për motive banale një nga personat tentoi të godasë me makinë çiftin e bashkëshortëve.

Në video shihet momenti kur shtetasi Taulant Mekollari, 39 vjeç, i jep gaz makinës dhe i afrohet mjetit të çiftit për ta përplasur. Po ashtu, në video dëgjohen edhe të qara dhe të bërtitura. Në këtë moment ka ndërhyrë një efektiv i forcave të Policisë, i cili ishte civil, por që ka arritur të neutralizojë autorin.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka vlerësuar punën e efektivit të Policisë, Shkëlzen Tafa, i cili parandaloi një vrasje të dyfishtë në zonën e Yzberishtit. Veliu e konsideron si një veprim human atë që bëri polici, i cili edhe pse jashtë detyrës, arriti të neutralizojë autorin, që pas një konflikti, tentoi të shtypë me makinë një çift bashkëshortësh.

Continue Reading
You may also like...

More in Të Ndryshme

To Top