July 26, 2021

Lajm1

edhe nje lajm tjetër më shum …

Nga 1 Korriku vjen lajmi gëzueshëm për sektorin e gastronomisë

Nga data një korrik pritet të ketë masa lehtësuese për sektorin e hotelerisë, por gjithmonë duke u bazuar në situaten epide’miologjike.Kështu tha përfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi. Ai tha se për t’u rimëkëmbur ky sektor kërkohet edhe ndihmaa e shtetit.

Është lajm i gëzueshëm për sektorin që ne përfaqësojmë, dhe sado pak e ka kthyer shpresën e këtyre bizneseve që më në fund t’i kthehen një far lloj normaliteti pasi që masat janë më të mirat në rajon.

Në takimin e parë që kemi pasur me zyrtarët e qeverisë jemi dakorduar që këtë manual deri me datën 1 korrik ta respektojmë varesisht prej rasteve epide’miologjike në nivel vendi atëherë shpresoj që me 1 korrik të kemi masa të tjera dhe të shkojmë drejt normalitetit.

Ndërsa për pakon e rimëkëmbjes e cila shumë shpejt do të prezantohet nga Qeveria, Muçiqi tha se duhet të jenë të përfshirë edhe këta të fundit dhe me një vlerë më të madhe jo nga ajo që ka qenë prej 170 euro për punëtorët.